Transmetuar më 24-01-2018, 11:48

Një rast i rëndë i dhunës në familje në qytetin e Fierit, ka rrezikuar që të përmbyllet me një viktimë.

Kjo pasi burri ka rrahur egërsisht të shoqen, dhe më tej e ka kërcënuar që të mos e denoncojë në polici, çka ka bërë që gruaja të tentojë vetëvrasjen.

Nga ana e policisë, gjatë mbrëmjes së djeshme, u bë arrestimi i 33-vjeçarit Shkëlqim Bregu, banues në Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi mbrëmjen e djeshme, bashkëshortja, K.Bregu, 24 vjeçe, kallëzon se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj, si edhe e ka kërcënuar për të mos kallëzuar në polici.

Si pasojë e dhunës së vazhdueshme nga bashkëshorti, e reja ka tentuar të vetëvritet duke pirë lëndë kimike, pesticide bujqësore.

Në ngarkim të Bregut materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja për të moskallzuar” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes” i mbetur në tentativë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd