
Në Akademinë e Policisë ka nisur konkursi për gradën “drejtues i parë”, ku garojnë 28 efektivë.
Mësohet se konkurrentët në garë prej më se tre vitesh mbajnë gradën drejtues, ndërsa prej tyre do të përzgjidhen vetëm 5 kandidatë.
Pas testimit me shkrim, ku do ju përgjigjen 100 pyetjeve, kush do të marrë mbi 70 pikë do kalojë në fazën e dytë të testimit me gojë.
Ndër emrat e njohur të drejtuesve të policisë në farë janë Ardi Veliu, drejtor i Policisë së Tiranës; Albert Dervishi, drejtor i Rendit; Josif Shtembari, drejtor i Krimeve; Gentjan Shehaj, drejtori i Policisë së Vlorës; Mitat Tola drejtor i policisë Rrugore; Albert Goxhaj, drejtori i Standardeve Profesionale; Edmond Targaj, drejtor në Policisë në Dibrës.
Po ashtu në konkurs marrin pjesë edhe zëvendësdrejtorët e policive në qarqe si dhe
shefat e sektorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





