Transmetuar më 24-01-2018, 09:54

Me një diametër prej 1200 metrash dhe me thellësi 525 metra, këto janë dimensionet e një grope të hapur në Tokë, e cilësuar si gropa më e çmuar në botë.

Bëhet fjalë për Mir Mine në Rusi, gropa e dytë më e madhe në botë, pas Bingham Canyon Mine, dhe është një ish-minierë diamantesh në qiell të hapur që ndodhet në Mirny, të Siberisë Lindore.

Gropa e çmuar është kaq e madhe sa që hapësira ajrore sipër minierës është e mbyllur për helikopterët, të cilët nuk mund ta vëzhgojnë nga sipër, pasi fluksi i ajrit i përpin.

Mir Mine është një gropë kaq e madhe në terren, sa që krijon spostime të vazhdueshme të ajrit, të cilat tërheqin poshtë helikopterët që kalojnë sipër.

Miniera e Mirny ka prodhuar deri në 10 milionë karatë diamante në vit, në periudhën e prodhimtarisë maksimale të saj. E hapur në vitin 1957, prodhimi i Mir Mine shqetësoi edhe kompaninë ‘De Beers’, e cila kontrollonte shpërndarjen e pjesës më të madhe të diamanteve në botë.

Cilësia e diamanteve të dalë nga Mirney ishte shumë e lartë dhe “De Beers”, u detyrua të blejë gjithnjë e më shumë diamante rusë, në mënyrë që të kontrollonte çmimin e tregut botëror. Por prodhimi i madh i diamanteve të nxjerrë nga Mir Mine, në raport me madhësinë e minierës e ka kuriozuar gjithmonë “De Beers”.

Megjithatë pavarësisht se janë kryer një sërë analizash në gropë, dyshimet nuk u shuan kurrë. Pas shembjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1990, miniera u menaxhua nga disa kompani lokale, deri në mbylljen që ju bë në vitin 2004, shkruan noa.al.

Mirny është në qytet në veri të Rusisë që shumë pak e njohin, por që kontribuon shumë në zhvillimin e vendit. Miniera u hap në kushte klimatike shumë ekstreme, pasi në këtë zonë dimri është shumë i ashpër dhe terreni shumë i vështirë për gërmim.

Ndërkohë në verë toka bëhet thuajse e gjitha baltë, duke bërë që ndërtimet të realizohen në mënyrë të tillë që të mos fundosen.

Por ndonëse miniera u mbyll në vitin 2007, në tunelet nëntokësore vijon puna dhe çdo vit prodhohen mesatarisht 4400 kilogramë diamant, një thesar i vërtetë që e bën Mir Mine, gropën më të çmuar në botë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd