Transmetuar më 24-01-2018, 09:09

Dalin detaje të tjera lidhur me gomonen e bllokuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Vlorë, e cila ishte e mbushur me kanabis sativa.

Bëhet me dije se në mjetin lundrues, i cili ishte rreth 8 metër i gjatë, u gjetën përafërsisht 1.7 ton drogë.

Mjeti lundrues u gjet milje larg gjirit të Vlorës, ndërkohë që trafikantët arritën që të humbnin gjurmët.

Policia e Vlorës tha zyrtarisht se është në kërkim të trafikantëve dhe se operacioni u kurorëzua në në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza.

Aktualisht vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.

Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.

Sakaq vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale. /a.y/noa.al

Sekuestrohet në Vlorë një gomone e ngarkuar me kanabis

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd