Transmetuar më 23-01-2018, 22:27

Një ngjarje me pasojë plagosjen ka ndodhur në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në banesën e tij, në lagjen “18 Shtatori”, ku një punonjës policie është vetëplagosur me armë zjarri.

I plagosur mësohet se ka mbetur Sotiraq Aliko, 58 vjeç.

Aiështë shoqëruar për në spitalin rajonal Gjirokastër për ndihmë mjekësore ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendngjarje ka  shkuar grupi hetimor  ku po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd