
Një çift rus janë akuzuar për përdhunimin e vajzës së tyre 12-vjeçare në mënyrë të tmerrshme, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas “The Sun”, prindërit nga Volgograd, në pjesën perëndimore të Rusisë thuhet se i kanë thënë policisë se donin të “trajnonin vajzën e tyre paraprakisht për kur të jetë e rritur”.
Nëna e fëmijës thuhet t’i ketë thënë policisë: “Më mirë ne, se disa maniakë”.
Çifti i paidentifikuar, të dy 34 vjeç, akuzohen për pedofili të cilët thuhet se e kthyen fëmijën në një “skllav seksual”.
Prindërit janë arrestuar dhe gjenden në paraburgim në Volgograd dhe nëse dënohen, mund të përballen me 20 vjet burgim.
Vajza thuhet se u përdhunua çdo ditë nga babai i saj, shpesh me nënën në të njëjtën shtrat, nga dhjetori 2016 deri në mars 2017.
Ajo akuzohet veçmas për “torturimin seksual” të fëmijës me një “penis artificial”.
Përpara gjykimit penal, çifti është hequr nga të drejtat e prindërve, që do të thotë se ata janë të ndaluar të rrisin fëmijën e tyre. Ndërkaq vajza është vënë nën kujdes. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





