Transmetuar më 23-01-2018, 19:58

Një grabitje me armë zjarri është shënuar në një pikë këmbimi valutor.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në Levan të Fierit, nga persona ende të paindentifikuar.

Sipas informacioneve të para, mësohet se kanë qenë dy persona që kanë realizuar grabitjen.

Fillimisht, përmes armës, ata kërcënuar punonjësin e pikës së këmbimit, dhe më pas kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash.

Nuk dihet ende shuma e grabitur, ddërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e saj. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd