Transmetuar më 23-01-2018, 19:46

Një operacion i gjerë antidrogë, i cili është shtrirë në Raguza të Italisë, ka çuar në arrestimin e 18 personave, mes të cilëve edhe dy vëllezër shqiptarë.

Mediat në shtetin fqinj kanë raportuar se të arrestuarit janë me kombësi shqiptare, tuniziane dhe rumune.

Të gjithë të arrestuarit kishin një ndalim të përkohshëm të nënshkruar nga gjykatësi hetues i Gjykatës së Raguzës.

malokuu

Në përfundim të operacionit u prangosën, Andrea Ferrera, 31 vjeç, Mirko Ferrera, 24 vjeç, Elvis Maloku, 20 vjeç, Alandro Maloku, 22 vjeç, Alessandro Avola 38 vjeç, Daniele Vasquez, 41 vjeç; Enrico Scenna, 38 vjeç, Mario Dinicola, 44 vjeç, Vito Lo Magno, 49 vjet, Carmelo Leone, 42 vjeç, Alessio Garozzo, 27 vjet, Vincenzo Scenna, 19 vjeç, Francesco Cilenti, 31 vjeç, Marian Lucian Codreanu, 35 vjeç, Ayman Sokmani, 22 vjeç, Giovanni Zisa, 50 vjeç, Ouadah Hassen, 30 vjeç, Fathi Grami, 32 vjeç.

maloku

Sipas mediave lokale, Daniel Vasquez dhe Henry Scena u arrestuan në kushtet e flagrancës me kokainë dhe marijuanë gati për ta shitur.

Ndërkohë, shqiptari Alandro Maloku, bashkëpunëtor i ngushtë me Alexander Avola, u arrestuan të dy duke u kthyer nga Catania.

Atyre iu gjet në posedim më shumë se gjysmë kilogramë marijuanë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd