Transmetuar më 23-01-2018, 19:08

Jeta e këtij burri që shihni në foto u trazua shumë dhe preku gati fundin, kur fëmijët e tij u shuan tragjikisht nga dora e nënës së tyre.

Por sot, katër vite më pas, duket se mrekullia ka mbërritur për Bashkim Dobrushin, i cili kur i vdiqën tre fëmijët, u trondit aq sa tentoi të flijohet, raporton noa.al.

Pasi la pas tragjedinë familjare, Bashkimi nisi jetë të re me një grua tjetër, Afërditën.

Tani, ajo është shtatzënë dhe një djalë prite të vijë në jetë.

Djali i tyre pritet të lindë më 3 prill, ditën që Simona, fëmija më i madh i Bashkimit do të kishte ishte 17 vjeçe. Simona vdiq në duart e nënës Edlira Copa atë natë të përgjakshme të 9 marsit 2014.

Bashkimi pohon se kjo është një dhuratë e mrekullueshme që i erdhi pas asaj që kaloi katër vite më parë.

Tani, më në fund një rreze dielli, ardhja e një jete të re. Një dhuratë që nuk mund ta fshijë dhimbjen, por kjo do të ndihmojë zemrën e këtij njeriu që ka vuajtur shumë, për të rrahur përsëri, çdo ditë.

“Do të jetë një djalë, por për mua gjëja më e rëndësishme është se ai është i shëndetshëm”, - thotë Dobrushi.

Ngjarja e tmerrshme që i mori jetën tre të vegjëlve shqiptarë, ndodhi më 9 mars 2014 në Lecco të Italisë.

Edlira Çopa (Dobrushi), 37-vjeçarja shqiptare që vrau më thikë tre vajzat e saj në provincën e Lekos të Italisë, besohet se ka pasur probleme mendore, ndoshta një psikozë paranoje. Si pasojë e kësaj ajo nuk konsiderohet përgjegjëse për veprën penale që ka kryer.

Fëmijët që vdiqën ishin Simona, Keisi dhe Sidni, përkatësisht 13, 10 dhe 3 vjeçe.

Pas krimit, Edlira Copa u shpall e pafajshme si e papërgjegjshme mendërisht dhe u mbyll në një spital psikiatrik në Mantova, Itali me qëndrim të detyruar dhjetë vjet. /noa.al/

Nëna vret 3 vajzat e mitura, zbulohet dëshmia në polici

Vrau tre vajzat me thikë, Edlira Dobrushi tenton vetëvrasjen në burg

Nëna që vrau 3 vajzat, 30 goditje thike në trupat e tyre

Bashkim Dobrushi flet për masakrën e të shoqes që vrau 3 fëmijët e tyre