
Historia duket e çuditshme, por ka një shpjegim të thjeshtë. Tommy Conolly, u njoh rastësisht në internet me një vajzë të cilën më pas zbuloi se e kishte kushërirë.
Kur u takuan ai mori vesh se ajo ishte shtatzënë dhe ishte përdoruese e drogës, dhe nuk e dinte kush ishte babai i fëmijës, pasi kishte shkuar me shumë meshkuj.
Tommy i erdhi në ndihmë duke e strehuar, dhe për të mos pasur probleme me ligjin e adoptoi 17-vjeçaren.
Por disa ditë pasi e adoptoi, vajza 17-vjeçare dhe ligjërisht Tommy u bë edhe gjysh.
“Do bëja gjithçka për të afërmit e mij. Ky është djali, nipi, kushëriri, etj, dhe unë do kujdesem fort për të”, ka thënë 23-vjeçari. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





