Transmetuar më 23-01-2018, 17:58

Video e mëposhtme tregon momentin e shpërthimit të një bateria, pasi një djalë e kafshoi për ta provuar nëse ishte origjinale apo jo.

Ngjarja ka ndodhur në një treg elektrik, në Kinën e largët.

Konsumatori, i cili ishte në shoqërinë e një vajze, insistonte të kontrollonte gjendjen e baterisë dhe vendosi që ta kafshonte, nëse ishte origjinale apo jo.

Video e shkurtër tregon momentin djalin që po vendoste baterinë midis dhëmbëve duke e kafshuar, gjë që bëri që paisja të merrte flakë në gojën e tij.

Ai e lëshon menjëherë dhe qëndron i tronditur. Për fat të mirë nuk pësoi asnjë lëndim gjatë incidentit dhe është ende e paqartë se pse bateria shpërtheu. /k.k/noa/al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd