Transmetuar më 23-01-2018, 17:42

Dy ditë pas nisjes së gërmimeve për gjetjen e eshtrave të ushtarëve grekë në vendin tonë, një grup përfaqësuesish të shoqatës “Çamëria” kanë protestuar përpara ministrisë së Jashtme.Protesta  CameAta përkujtuan të rënët e genocidit të shovinizmit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, ndërsa kërkuan reciprocitet me palën greke.

Përfaqësuesit e çmaëve thanë se veprime të tilla janë provokim i hapur ndaj tyre, dhe një gjë e tillë është e patolerueshme.Protesta  Came“Bëni varre ku të doni por duhen dhe varret e çamëve”, thanë ata.

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, tha se marrëveshja e dy ministrave është e njëanshme, dhe në të nuk ka asnjë reflektim për çështjen çame.“Duhet që të trajtohet me reciprocitet. Marrëveshja për toponimet, nuk i mundëson dot të parëve që të njohin vendin e tyre. Nuk merr dot pasaportën shqiptare babai im, pasi është ndërruar toponimi i vendin.

Ushtarët grek kanë ardhur si pushtues në Shqipëri. Nuk kemi asnjë frik. Edhe presidenti grek ka thënë që ushtarët që kanë rënë këtu kanë rënë për atdheun e tyre”, tha Idrizi.

Ende nuk dihen marrëveshjet konkrete që kanë firmosur dy ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa me interes pritet takimi i kryeministrit Rama dhe Tzipras, nesër në Davos të Zvicrës. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd