



Në rrjetet sociale dhe në email e quante veten “ujku i keq”, por në realitet ishte më shumë se kaq. Emri i tij i vërtetë është Juan Carlos Sánchez, një qytetar kolumbian i arrestuar në Venezuelë, pas shumë vitesh kërkime.
Ai akuzohet se ka përdhunuar së paku 276 fëmijë dhe adoleshentë, një shifër e cila dyshohet se mund të shkojë në 500 viktima.
Hetimet zbuluan se i akuzuari i ka shitur videot e përdhunimeve tek pedofilë të tjerë.
Sanchez konsiderohet në media si një prej kriminelëve më të këqij në historinë e Kolumbisë. Aktualisht ai ndodhet në një burg të Karakas, në pritje të ekstradimit.
Jorge Vargas, shefi i policisë kriminale në Kolumbi, deklaroi se gjatë hetimeve u gjetën disa adresa online, të lidhura me abuzimet e të miturve.
Sanxhez, ishte arrestuar edhe në vitin 2008, i akuzuar se kishte përdhunuar një djalë 14-vjeçar, por ishte liruar po atë vit. Kësaj radhe ai u arrestua në fund të muajit dhjetor, por vetëm këtë të hënë lajmi u bë publik, shkruan noa.al.
Autoritetet gjetën me mijëra dokumente dhe prova që tregonin përdhunimin e së paku 276 të miturve nga viti 2008 deri në 2011.
Sipas mediave kolumbiane, gjatë gjashtë viteve të fundit, shifra mund të ketë shkuar në 500. Në sajë të sinjalizimit të agjencive të sigurisë meksikane, autoritetet arritën të lokalizojnë dhe arrestojnë Sanchez, pas shumë vitesh kërkime. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





