Transmetuar më 23-01-2018, 15:01

Tiranë, NOA.al- Moti dominohet nga kthjellimet në të gjithë territorin, përjashtuar ekstremin verior ku do të ketë vranësira lokale. Pasditja dhe orët në vijim do të vijojnë nën ndikimin e moti të kthjellët dhe të ftohtë në gjithë Shqipërinë; kushte që vijojnë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërish ulen lehtë në mëngjes por një rritje me 2°C sjellin orët e mesditës. Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi deri 32 km/h nga drejtimi Verior duke gjënruar në det dallgëzimi 3 ballë.

Europa

Brigjet Perëndimore të kontinentit nga Portugalia deri lart në Norvegji do të përfshihen nga vranësira të fuqishme dhe reshje të konsiderueshme shiu e dëbore. Po ashtu, rajoni i Balltikut dhe Europa Veriore dominohen nga vranësira dhe reshje të konsiderueshme kryesisht dëborë. Por vijon pjesa më e madhe e Europës nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd