














Lajmi se Armina Mevlani është shtatzënë ka bërë bujë në mediat rozë. Kur flitet për Arminën dhe partnerin e saj Shkëlzen Berisha, vëmendja është e madhe, ndaj lajmi se çifti është në pritje të ëmbël ka bërë xhiron e rrjeteve sociale.
Dyshimet nisën nga një foto që showgirli kishte postuar në rrjetet sociale, gjatë një eventi në fundjavë.
Në foto Armina e veshur me një fustan vishnje sateni, duket me barkun e rrumbullakosur, duke ngjallur kuriozitet tek ndjekësit e saj.
Blogerja e ka përgënjeshtruar lajmin e shtatzënisë, duke thënë se fillimisht do të bëjnë dasmë, pastaj një fëmijë.
“Ndoshta pozicioni i fotos, ndoshta edhe darka që kisha ngrënë kanë ndikuar që fotoja të duket e tillë. Fillimisht do të bëj dasmën, pastaj një fëmijë”, ka thënë Armina Mevlani për Diell-online.
Në këtë mënyrë ajo zbuloi se bashkë me Shkëlzenin, duket se kanë nisur përgatitjet për dasmë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





