




Ish kapiteni i kombëtares dhe futbollisti Lorik Cana ndodhet shpesh në udhëtime dhe në atë të fundit ndodhej përtej oqeanit.
Kjo ka bërë që të mungojë për një kohë të gjatë në familje. Dhe për t’i treguar se sa shumë iu kishte munguar, bashkëshortja dhe djali i tij e kanë pritur me një surprizë.
Monika kishte përgatitur një ëmbëlsirë të cilën Cana e ka pëlqyer shumë ndaj më pas e ndau më miqtë e tij në Instagram.
Në një pjesë të shtëpisë ata kishin vendosur disa tullumbace në formë zemre dhe në njërën prej tyre ishte shkruajtur “Mirëserdhe në shtëpi Babi”
Cana prej vitesh është i martuar me arkitekten italiane Monika dhe ata janë të bekuar edhe me një djalë të quajtur Bojken. Prej disa kohësh Cana së bashku me familjen e tij është zhvendosur në kryeqytet, Tiranë. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





