
“Rruga në Bashkimin Evropian çon edhe përmes përcaktimit të qartë të kufijve”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Duke folur për mediat serbe në lidhje me euro-integrimet, Vuçiç tha se Serbisë "nuk do t’i lejohet hyrja në BE pa zgjidhje të qartë të çështjes së kufijve".
"Kur do ta zgjidhin është çështje tjetër. A duam ta zgjidhim ose jo? Populli do të duhet të thotë në një referendum se çfarë mendon", tha Vuçiç.
Ai vuri në dukje se ambasadori i ri i Francës në Beograd i ka thënë atë që është e njohur se Serbia do të duhej të bëjë marrëveshje ligjërisht të detyurueshme me Kosovën, e cila parashikon zgjidhje të çështjes së kufirit.
Vuçiç tha se konfliktet me shqiptarët, nuk kanë “shanse dhe lumturi”. Serbia me Kushtetutë e konsideron ende Kosovën pjesë të saj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





