Transmetuar më 23-01-2018, 09:14

Aksident me pasojë plagosjen e një vajze të mitur është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas, ku 36 vjeçari E.E., banues në Elbasan duke drejtuar mjetin furgon tip Ford me targa AA 048 GS, ka  aksidentuar këmbësoren E.T., 14 vjeçe.

Menjëherë pas aksidentit e mitura është dërguar me urgjencë në spitalin Kirurgjik për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve.

Policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka bërë të mundur shoqërimin e shoferit në Komisariat dhe pritet të merret në pyetje.

Edhe grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen dhe përcaktimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd