





Edhe pak ditë dhe këngëtarja bukuroshe Zajmina Vasjari pritet të marrë statusin e nënës. Tani që është në fund të pritjes së ëmbël Zaimina ka vendosur të na tregojë diçka më tepër edhe për jetën e saj.
Së fundmi ajo ka postuar në Instagram një foto në të cilën kishte ekspozuar barkun e rrumbullakosur dhe ku dukej mjaft në formë.
Por Zaimina nuk u ndal me kaq pasi na ka zbuluar edhe atë që të gjithë kemi pritur prej kohësh, bashkëshortin dhe babain e vajzës që po pret të vijë në jetë.
Në foton e postuar, të dy duken shumë të lumtur dhe të dashuruar pranë njëri-tjetri dhe Zaimina e ka shoqëruar me mbishkrimin “Mami dhe Babi”.
Nga fotot e fundit të publikuara duket se këngëtarja duket në superformë dhe përveç barkut, nuk duket të ketë shtuar kilogramë.
Zaimina është e fejuar me një biznesmen në Tiranë, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh dhe lidhja e tyre shumë vjeçare, tashmë po kurorëzohet me vogëlushen të cilën kanë zbuluar se do e quajnë Khloe. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





