Transmetuar më 23-01-2018, 08:30

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Lushnjes.

Rreth orës 23:45, pas mesnatës së lënë pas, ka ndodhur një shpërthim në një makinë, në lagjen “18 Tetori” të Lushnjes.

Mësohet se i është vendosur një sasi lënde plasëse e dyshuar eksploziv makinës tip “Volkswaken” në pronësi të 20 vjeçarit Arbër Shurdhit.

Në kohën kur ka ndodhur ngjarja, automjeti ka qenë i parkuar në këtë lagje përballë banesës së tij dhe për pasojë është dëmtuar lehtë pjesa e përparme e tij, duke shmangur dëmet në njerëz.

Nga ana e uniformave blu dhe grupit hetimor po vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të shpërthimit dhe identifikimin e personit që ka vendosur lëndën plasëse./b.l/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd