Transmetuar më 22-01-2018, 23:15

Skuadra e Juventusit merr tre pikë të çmuara në ndeshjen e radhës për “Serinë A” italiane.
Në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme përballë Xhenoas, bardhezinjtë fituan me rezultatin minimal 1-0.
Goli i vetëm i takimit u shënua nga braziliani, Douglas Costa në minutën e 16’.
Kjo ishte fitorja e pestë radhazi për Juventusin në kampionat, duke e mbajtur hap pas hap me Napolin në garën për titull.
Pas kësaj fitoreje Juventus pozicionohet në vendin e dytë më 53 pikë, një më pak se sa Napoli në vendin e parë.
Më poshtë keni golin e Costas./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





