Transmetuar më 22-01-2018, 21:00

Një person ka gjetur vdekjen tragjikisht, pasi ra nga një lartësi prej 40 metrash. Ngjarja ndodhi mesnatën e kaluar, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, tek ura në hyrje të tunelit.

Drejtuesi i mjetit tip kamion, me targa AA 886 MP, Eduart Rajko, rreth 50 vjeç, banues në Tiranë, ka zbritur nga mjeti i tij dhe ka tentuar të kalojë në anën tjetër të rrugës.

Nga pakujdesia ka rënë poshtë në një lartësi rreth 30 – 40 metra si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga hetimet paraprake rezulton se shoferit i është fikur kamioni, për shkak se i kishte mbaruar karburanti.

Ai ka zbritur nga automjeti për të shkuar për të gjetur karburant, por duke kaluar nga ana tjetër e rrugës, për shkak të erërsirës, nuk ka kuptuar se po kalonte mbi një urë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ngjarje aksidentale. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd