Transmetuar më 22-01-2018, 18:40

Për kreun e diplomacisë greke, Nikos Kotzias, marrëveshjet e arritura me Shqipërinë, në takimet që ai ka pasur me homologun Ditmir Bushati, nuk janë arritur asnjëherë në këto 70 vjet.

Në një deklaratë për mediat greke, ministri i Jashtëm ka thënë se është i kënaqur me ato që janë arritur mesa palëve.

 “Kemi arritur marrëveshje që nuk janë arritur gjatë këtyre 70 viteve midis Shqipërisë, jam i kënaqur për rezultatet e marrëveshjes.

Qeveria shqiptare kishte guximin të votonte për dy ligje ekzekutive (bazuar në marrëveshjen e vitit 2009) dhe për të filluar procedurat e kërkimit dhe të zhvarrosjes së ushtarëve grek,” tha Kotzias.

Takimi më i afërt midis dy kryeministrave është samiti i Davosit, nuk dihet ende dita se kur do flasin por samiti fillon ditën e nesërme. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd