
Një biçikletë e braktisur është gjetur ditën e djeshme nga policia e kryeqytetit ndërsa në timonin e saj varej një qese e mbushur me lëndë narkotike.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandri i Madh”, tek rrethrrotullimi, ku efektivët e policisë kanë pikasur edhe qesen me 814 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.
Nuk dihet ende se kujt i përket kjo biçikletë dhe nëse personi që e ka lënë aty mund të ketë qenë i detyruar për ta braktisur pasi mund të ketë pikasur ndonjë patrullë.
Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të biçiklitesës dhe sasisë së kanabisit.
Lidhur me rastin materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





