Transmetuar më 22-01-2018, 17:02

Në Dragot të Tepelenës janë zbuluar eshtrat e para të ushtarëve grekë, pak pas gërmimeve të cilat nisën këtë të hënë.

Fotot e mëposhtme janë siguruar nga mediat në Greqi, të cilat i kanë bërë publike..

Eshtrat e një ushtari grek janë gjetur ditën e sotme. Në foton e publikuara në mediat greke, të cilat i përcjell NOA.al, duket numri i identifikimit të ushtarit i cili është vrarë gjatë luftimeve me italianët në këtë zonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Gërmimet po ndiqen nga një komitet i përbashkët shqiptaro-grek.

Nisjen e gërmimeve qeveria greke e vlerësoi moment historik. Një vendim i qeverisë shqiptare lejoi gërmimet për gjetjen e ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd