Transmetuar më 22-01-2018, 14:50

Një emër i pazakontë që ka ngjallur debate, por më në fund u vendos. Ishin prindërit ata që vendosën ta quanin djalin Lobo (Ujk, në spanjisht).

Pas një beteje ligjore për shkak se emri cilësohej fyes për fëmijën, më në fund gjykata u dha të drejtë prindërve.

Ignacio Javierre dhe bashkëshortja e tij Maria Hernandez nga Fuenlabrada, vendosën të apelojnë në gjykatë vendimin për të mos regjistruar emrin Lobo, madje nisën edhe një peticion online, për të pasur mbështetje për emrin e djalit, duke siguruar 20 mijë firma.

Ndërkohë zbuluan një sërë precedentësh të fëmijëve të quajtur “Ujk” në Spanjë, konkretisht një person i lindur në vitin 1949 dhe një Lobo tjetër në Argjentinë.

Babai i djalit deklaroi se ka marrë një sërë telefonatash inkurajuese nga ana e prindërve të një fëmije me emrin Goku, tamam si personazhi i filmave vizatimorë “Dragon Ball”.

“Ky emër do i japë më shumë personalitet duke qenë se Lobo do të thotë forcë, energji dhe dritë”, thotë babai i djalit, shkruan noa.al. Ndërkohë nëna e djalit, tregoi se e thërriste Lobo sa herë që vogëlushi e gjuante me shqelma në bark. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd