Transmetuar më 22-01-2018, 13:25

Edin Dzeko, futbollisti i Romës, është me valixhet gati, ndërsa destinacioni duket se do të jetë Londra.

Sfida me Interin në “San Siro” me shumë mundësi ka qenë e fundit për Edin Dzekon me fanellën e Romës.

Sikurse njoftojnë burime pranë lojtarit, Chelsea po këmbëngul për blerjen e tij dhe të Emerson Paimerit për një shifër që shkon nga 55 deri 60 milionë euro plus bonuset, me marrëveshjen që mund të mbyllet edhe brenda pak ditësh.

Conte do të jetë shumë i kënaqur nëse do të ketë në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit Dzekon, edhe pse ai nuk mund të luajë në Champions, pasi në këtë kompeticion për këtë sezon ka dhënë kontribut me Romën.

Si Dzeko, ashtu edhe Emerson shkëlqyen nën drejtimin e Luciano Spallettit, por me Di Francescon nuk po e gjejnë veten, ndërsa braziliani ka përfunduar edhe jashtë formacionit./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd