



Disa fotografi të publikuara në Facebook, pas po bëjnë xhiron e botës. Pamjet janë fotografuar në provincën e Sichuan në Kinë, ku shihet një grua 45-vjeçare e mbyllur në një kafaz.
Një grua me emrin Peng, mbahet e mbyllur në kafaz nga familja e saj, për shkak se është e rrezikshme për të tjerët.
Gruaja prej disa vitesh, pas një aksidenti me makinë, vuan nga probleme të rënda mendore. Prindërit e saj, që nga viti 2012, kanë tentuar që ta kurojnë në mënyra të ndryshme, por pa rezultat. Ajo është shtruar në spitale të ndryshme psikiatrike, por çdo përparim i bërë, zhdukej sapo Peng kthehej në shtëpi.
Dhe në shtëpi ajo ishte bërë e rrezikshme për të tjerët, ku një herë ishte larguar duke thyer xhamat e disa makinave dhe dritareve të fqinjëve, shkruan noa.al.
Për shkak të natyrës së saj të rrezikshme prindërit e mbyllën në kafaz. Ishte një vizitë rastësore e një personi në shtëpinë e saj, ajo që bëri publikimin e fotove, duke bërë që Peng të lirohet dhe të dërgohet në një tjetër spital. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





