Transmetuar më 22-01-2018, 08:24

Disa ditë më parë dukesha e Cambrdige, Kate Middleton shkoi për një vizitë në ‘Reach Academy Feltham’ në Londër dhe mediat vunë re një detaj tek ajo.

Princesha nuk kishte veshur çorape, pavarësisht të ftohtit të acartë të kryeqytetit britanik.

Shumë vetë pyesin, nëse motivi i të qenit zbathur është për arsye estetike.

Ka dy hipoteza: e para është se të veshurit e këpucëve zbathur, është e modës.

Por ka nga ata që hedhin një hipotezë tjetër, me një tjetër motiv, protokolli mbretëror është strikt sa u takon çorapeve najloni.

Por duket se Kate, edhe prej faktit se është shtatzënë për të tretën herë, duket se ka preferuar më mirë të rrijë zbathur, se sa të shtrëngohet prej tyre. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd