
Të hipësh në një tren në lëvizje po bëhet e modës, kryesisht tek të rinjtë. Por një tentativë e tillë, ka pasur një fund tragjik këtë të premte.
Një 35-vjeçar me origjinë afrikane tentoi të ngjitej nga dritarja e një treni të drejtuar për në Bergamo, nga stacioni i Carnate në Itali.
Ai hapi dritaren dhe tentoi të hipë por më pas u rrëzua, duke bërë që treni t’i presë të dyja këmbët, nga gjuri e poshtë.
“Menduam se ishte një çantë e harruar gabimisht, më pas u afruam dhe pamë 35-vjeçarin e përgjakur”, tregojnë dëshmitarët e tronditur, të cilët lajmmëruan ndihmën e shpejtë.
35-vjeçari u transportua në spitalin San Gerardo të Monza, ku ndodhet në terapi intensive, me gjymtyrët e prera. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





