Transmetuar më 21-01-2018, 17:30

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të Kryetarit të Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Luginën së Preshevës, z. Jonuz Musliu.

Nëpërmjet një reagimi Basha e cilëson Jonuz Musliun një veprimtar të palodhur të çështjes kombëtare.

Basha i ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëpuntorëve të tij të afërt.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Me pikëllim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Bujanovcit, veprimtarit të palodhur të çështjes kombëtare, ish komandantit të UCPMB, mikut dhe vëllait tonë Jonuz Musliu.

Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe bashkëpuntorëve të tij të afërt. Largimi nga kjo jetë e Jonuz Musliut është një humbje e madhe e një luftëtari të palodhur e të shquar në veprimtarinë e faktorit politik shqiptar në Luginë dhe më gjerë.

Dhimbja që ndaj sot me të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët, është po kështu detyrim që me punën tonë të përditshme të nderojmë kontributin e Jonuz Musliut dhe të realizojmë qëllimet fisnike të zhvillimit e progresit në shërbim të drejtave dhe lirive të shqiptarëve të Luginës me të cilat ai motivoi çdo ditë të jetës e punës së tij./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd