Transmetuar më 21-01-2018, 10:30

Zbulohen të tjera detaje lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku nënë e bir humbën jetën pasi banesa ku jetonin, u përfshi nga zjarri.

Mësohet se pranë trupit të pajetë të 43-vjeçarit Olsi Hoxhallarit është gjetur një bisht cigareje.

Mendohet se zjarri është shkaktuar si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit si dhe nga kontakti me sobën me dru, e cila përdorej për ngrohje nga viktimat.

Ngjarja tragjike ndodhi në ende pa zbardhur e diela, rreth orës 04.20 të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Vlorës, në lagjen “1 Maji”.

Viktimat Salkie Hoxhallari 73 vjeçe dhe djali i saj Olsi Hoxhallari 43 vjeç, u gjetën të djegur dhe të pajetë. Ata ishin zhvendosur në Vlorë prej disa vitesh, ndërsa ishin me origjinë nga Maliqi i Korçës.

Në fotografitë që shoqërojnë shkrimin, mund të shihni çfarë mbeti pas nga zjarri që shkaktoi tragjedinë me dyu viktima.

Gjithçka dyshohet se ka ndodhur teksa nënë e bir ishin në gjumë. /a.y/noa.al

Pamje nga banesa e djegur, ku humbën jetën nënë e bir

Tragjike në Vlorë! Shkrumbohet shtëpia, humbin jetën nënë e bir

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd