
Tregoi se është përdhunuar nga i ati gjatë një teme në shkollë. Ndoshta sepse nuk do kishte arritur kurrë që ti tregonte të ëmës, horrorin e pësuar.
Protagonistë të kësaj ngjarjeje janë një 14-vjeçare dhe një 50-vjeçar italian, ndaj të cilit është kanë nisur hetimet, si dhe është larguar nga banesa ku jetonte në Cassino, pasi i është ndaluar ti afrohet gruas dhe vajzave.
Historia me të cilën u përballën agjentët, siç raporton ‘Il Messaggero’, nisi verën e lënë pas, teksa e mitura ndodhej vetëm me të atin në shtëpi. Vajza e mbajti gjithçka për vete, deri kur mësuesja i’u dha një temë “Tregoni atë që me fjalë, nuk arrini t’ia thoni nënës suaj”.
Adoleshentja shkroi në fletën e bardhë, atë që për të ishte eksperienca më e hidhur e jetës, një përdhunim në familje, nga njeriu që duhet ta mbronte: i ati.
Mësuesja pasi lexoi temën e saj u shokua, informoi drejtuesit e shkollës dhe më pas policinë. Rezultoi se nëna e së miturës nuk kishte dijeni për asgjë, duke mbetur e tronditur, shkruan noa.al.
Ndërkohë që hetimet janë në vijim, këtë të mërkurë i akuzuari doli para gjykatës, por refuzoi të flasë deri sa hetrimet të përfundojnë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





