
Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht, pak pasi i ka vënë zjarrin shtëpisë së tij.
Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës këtë të shtunë, ku 53-vjeçari A.V., pasi ka djegur shtëpinë, është vetëvarur pranë një përroi në lagjen “Manalat”.
Ka qenë ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ajo që bëri të mundur shuarjen e zjarrit, ndërkohë që nga kërkimet për autorin e zjarrvënies, ai është gjetur i pajetë.
53-vjeçari u gjet i vetëvarur në një pemë nga banorë të zonës, pranë përroit të lagjes “Manalat”.
Dyshimet paraprake janë përqendruar në faktin se akti i rëndë mund të jetë kryer në gjendje të rënduar psikologjike, pasi i ndjeri vuante prej depresionit.
Kjo pasi gruaja e viktimës ndodhej në Greqi, ku kurohej nga një sëmundje e rëndë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





