Transmetuar më 19-01-2018, 16:11

Ky është horoskopi për ditën e shtunë, 20 janar 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Duket si një ditë e keqe që nga nisja me këmbën e gabuar, por në fund gjithçka do të përfundojë mirë. Nëse disa gjëra nuk ecin mirë me partnerin/en, lëreni mënjanë krenarinë tuaj. Midis hobeve, miqve dhe projekteve të reja, beqarët do të kenë pak kohë për të menduar për problemet e tyre! Moderoni zemërimin dhe nervozizmin në punë nëse nuk doni të komprometoni rezultatin e biznesit.

Demi

Sfera e dashurisë është në plan të parë. Nëse ka një problem me partnerin/en, nuk keni nevojë për trëndafila dhe poezi, por duhet një bisedë mes jush! Beqarët do të duhet të largojnë gënjeshtrat në mënyrë që të mos gjejnë veten në kontradikta të turpshme. Më mirë të jeni të sinqertë! Detyra të reja në punë do t'ju vënë në provë, do të matni veten me të tjerët dhe do të keni kënaqësi të mëdha.

Binjakët

Nga sot, Venusi do të ndërhyjë pozitivisht në shenjën e Binjakëve dhe gjithçka do të sjellë një rritje të emocioneve me partnerin/en. Ditë fantastike për dashurinë, edhe për beqarët që kanë një zemër të lirë dhe duan të bien në dashuri! Sot, me hënën në favor, mund të përfitoni një mundësi të mirë ose një projekt të ri fitues.

Gaforrja

Në frontin sentimental sot do të keni përshtypjen se nuk jeni kuptuar plotësisht. Bëni një përpjekje për të takuar partnerin/en dhe për të shkurtuar distancat! Beqarët do të ndjehen të etur për diçka ndryshe nga e zakonshmja, e cila i ka përfshirë në rutinë. Yjet ju ofrojnë shumë mundësi për të qenë të suksesshëm në punë dhe për të përmbushur dëshirën tuaj për tu rritur profesionalisht.

Luani

Venusi ju fton ti përkushtoheni më shumë partnerit/es tuaj. Ofroni të gjithë disponueshmërinë tuaj për njeriun e zemrës dhe gjithashtu dëgjoni nevojat e tij/saj. Është një ditë interesante edhe për beqarët. Nëse ju papritmas përballeni me komplikime në punë mos bini në depresion. Përballuni me to.

Virgjëresha

Kush po jeton një romancë të mirë, do të konfirmojë momentin e mirë dhe do të projektohet në një çift të ardhshëm, ndërsa ata që janë vetëm do të kërkojnë shpirtin binjak me perspektiva të mira për ta gjetur atë. Hëna e bën bashkëpunimin të vështirë në punë, por në tërësi yjet janë pozitive.

Peshorja

Dashuria rifiton pjesën dhe interesin e humbur dhe ju jeni gati të braktisni plotësisht atë fazë të pasigurisë që keni përjetuar deri në ditët e fundit. Të gjithë kërkojnë vëmendjen tuaj. Edhe beqarët janë gati të lënë pas një periudhë negative, duke premtuar lajme të lumtura. Të shtunën, detyrat në punë ju thërrasin, ju do të jeni të lumtur për të ndihmuar në një situatë të komplikuar.

Akrepi

Në frontin sentimental, një klimë pakënaqësie mund t’ju përfshijë ju që jeni në çift. Kujdes, indiferenca është armiku i dashurisë dhe mund të shkatërrojë një histori të mirë dashurie. Beqarët sot do të marrin ftesa të shumta për takime dhe do të tregohen të hapur ndaj tyre. Në punë do të jetë një fundjavë e dobishme dhe nuk do të hezitoni të pohoni arsyet tuaja.

Shigjetari

Sot ju duhet të rishikoni marrëveshjet emocionale afatgjata, sepse Neptuni shfaqet në Hënë, në gjendje për t'i bërë situatat edhe më konfuze. Dielli do të fillojë një bashkëpunim pozitiv për beqarët dhe do të rizbulojnë energjinë dhe pozitivitetin. Jeni shumë të lodhur dhe nervoz, keni punuar shumë, tani është koha për të marrë një pushim.

Bricjapi

Sot është një ditë e qetë, në të cilën për t'ju kuptuar do të jetë shumë e lehtë. Ju do të jeni më pak të komplikuar se kurrë dhe më shumë të gatshëm të lini veten të udhëhequr nga partneri/ja juaj! Këtë fundjavë beqarët mund të marrin konfirmime të mira për dashurinë. Një shenjë e fatit do t'ju lejojë të zhvilloni një iniciativë profesionale të mbështetur nga Hëna te Peshqit.

Ujori

Me Diellin në një aspekt pozitiv do të ndriçoheni nga një ngarkesë e energjisë që do të bëhet thelbësore për ndjenjat tuaja. Pasioni do t'ju mbështjellë! Sot është padyshim një ditë premtuese edhe për zemrat e vetmuara që duan të bien në dashuri! Keni qenë të palodhur dhe keni marrë shumë angazhime në punë, sot do të duhet të reflektoni se çfarë duhet të plotësoni.

Peshqit

Sot ju jeni gati për të rinovuar jetën tuaj dhe prerë degët e thata. Disa situata kanë arritur kufirin, madje disa romanca mund të përfundojnë. Yjet rekomandojnë beqarët të veprojnë me maturi në marrëdhëniet me të tjerët dhe në zgjedhjen e personit me të cilin mund të vazhdojnë udhëtimin e jetës. Do të jetoni këtë ditë me ngarkesë të madhe pune dhe do t'i delegoni shumë gjëra të tjerëve. /b.l/noa.al/