Transmetuar më 19-01-2018, 12:44

WhatsApp ka lançuar një aplikacion të ri veçanërisht për biznes “Business app”, raporton GSMArena.

Pronarët e bizneseve të vogla përmes këtij aplikacioni mund të komunikojnë më lehtë me konsumatorët e tyre.

Shumë biznese tashmë e përdorin WhatsApp-in si një prej platformave për më shumë efikasitet.

Krahasuar me aplikacionin standard, aplikacioni “Business” do të lejojë informacionet shtesë në faqen e profilit, siç janë përshkrimi i biznesit, adresa e postës elektronike ose dyqanit, dhe faqja e internetit e cila do t’i ndihmojë klientët të komunikojnë me bizneset.

Gjithashtu do të ketë hapësirë edhe për komunikimin me mesazhe. “WhatsApp Business” është lançuar sot në Itali, Meksikë, Britani e Amerikë, ndërsa në regjionet e tjera pritet të lançohet më vonë. Ai është në dispozicion vetëm në Android./b.l/noa.al/