Transmetuar më 18-01-2018, 15:41

Një person ka humbur jetën tragjikisht duke rënë nga skela gjatë kohës që ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Malas Grop, ku viktima TH.Q., 65 vjeç, banues në Kuçovë, duke punuar ka rënë nga skela.

Menjëherë pas kësaj ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka mbërritur pa shenja jete.

Në këtë mënyrë mjekët e spitalit e kanë pasur të pa mundur që t’i ofronin ndihmën e tyre.

Policia dhe grupi hetimor tashmë kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd