Transmetuar më 18-01-2018, 14:34

Një person ka humbur jetën si pasojë e të ftohtit, teksa ka tentuar që të kalojë lumin me not. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Turan të Korçës, këtë të mërkurë.

Noa.al mëson se Jani Cuke ka tentuar të kalojë lumin Dunavec, por nuk e ka përballuar dot të ftohtin, duke ndërruar jetë.

Më konkretisht Cuke, me banim në lagjen nr.8 të Korçës, ka dalë në anën tjetër të lumit, por nga i ftohti ka kaluar në gjendje hipotermie.

Ai është dërguar në spital nga banorë të zonës, të cilët e kanë gjetur në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur të mbijetojë duke gjetur vdekjen.

Nuk dihen ende shkaqet se pse i moshuari po kalonte lumin me not në mes të të ftohtit, ndërkohë që materialet iu kaluan Prokurorisë së Korçës për vlerësim.

Hipotermia zakonisht ndodh nga ekspozimi në të ftohtë, kur temperatura e trupit bie nën 35 gradë trupit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd