
Dy burra në Fier kanë përfunduar në prangat e policisë, të akuzuar për dhunë në familje, në situata të rënda.
Alfred Mëhilli, 41 vjeç, banues në Fier, u arrestua pasditen e së mërkurës, pasi në banesë ka kërcënuar me thikë vëllanë e tij, R.Mëhilli, 55 vjeç.
Mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një debati mes tyre. Sakaq gjatë kontrollit personal Mëhillit iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë dhe një dorezë metalike.
Në ngarkim të tij materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
I arrestuari i dytë është Tahir Brakaj, 31 vjeç, banues në Kreshpan, Fier.
Ai u vu në pranga pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, G.B., 29 vjeçe dhe vajzës së tij të mitur 11 vjeçe.
Ndaj tij materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





