Transmetuar më 18-01-2018, 11:38

Një ngjarje rëndë ëashtë regjitruar mëngjesin e djeshëm, ku në afërsi të një pallati është gjetur i dëmtuar shefi i regjimit të burgun 313, Bledar Pura.

Pura u gjet i dhunuar në zonën e Freskut, në rrugën që të çon për në Dajt. Menjëherë pasi u konstatua nga kalimtarët Pura u dërgua për mjekim në pavionin e Neurologjisë në spitalin e Traumës, ndërsa raportohet se gjendja e tij shëndetësore tashmë është përmirësuar.

Nga ana e tyre familarët kanë deklaruar se Bledari nuk ka konflikte me askënd, ndërsa vetë i plagosuri në dëshminë e tij para efektivëve tha se gjithçka ka ndodhur sapo ai ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë, atëherë dhe është sulmuar.

"Kam qenë me kokën poshtë duke parë telefonin. Dita nuk kishte zbardhur plotësisht kur një person më afrohet për ballë dhe më godet në kokë ndërsa dy të tjerë ng pas. Nuk kam parë asgjë", shprehet Pura.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm rreth orës 06:40 poshtë pallatiti ku Bledar Pura banonte në zonën e Freskut. Agresorët e kanë dhunuar dhe e kanë lënë të shtrirë në rrugë. A i është parë nga banorët e pallatit të cilët më pas kanë lajmëruar familjarët dhe policinë./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd