
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Donald Lu komenton deklaratën e bërë pak kohë më parë lidhur me arrestimin e “peshqve” të mëdhenj.
Ai jep përgjigje lidhur me atë që pritet të veprojë drejtësia për arrestimin e “peshqve të mëdhenj”.
Gjatë një interviste dhënë për gazetën “Dita”, ai shprehet se pyetjen “Ku janë peshqit e mëdhenj të premtuar? ia bën çdo zyrtari të qeverisë që takoj. Shqiptarët kanë parë njëfarë përparimi por jo rezultatet e mëdha që presin. Gjyqi i Emiljano Shullazit është drejt fundit. Në dhjetor, Gjykata e Lartë ra dakord të shqyrtojë lirimin para kohe të Lul Berishës nga burgu. Policia ka rritur në mënyrë dramatike përpjekjet për të kapur Klement Balilin. Por nuk duam premtime, duam rezultate”.
Sipas tij, njerëz seriozë në qeveri dhe në opozitë kërkojnë rezultate.
Ambasadori Lu garantoi se kjo përpjekje ka mbështetjen e plotë të prokurorëve federalë të SHBA dhe agjencive ligjzbatuese amerikane. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





