Transmetuar më 17-01-2018, 23:10

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Bulqizë.

Aksidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në aksin rrugor Bulqizë-Shupenzë, në fshatin Krajkë.

Një 16-vjeçar me inicialet M.L., teksa ishte duke ecur në këmbë në rrugë, është aksidentuar nga një mjet, ndërsa drejtuesi ende nuk është identifikuar pasi është larguar nga vendngjarja.

I riu 16-vjeçar është dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore, ku deri tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, për të sekuestruar çdo provë të vlefshme që do çonte në zbulimin e mjetit që ka përplasur shtetasin M.L.

Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, ku po krihet zona  nga shërbimet e policisë  për kapjen dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit që shkaktoi aksidentin./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd