Transmetuar më 17-01-2018, 20:29

Vasilis Stefanakos, një emër ky i njohur për autoritetet e Greqisë, është ekzekutuar në mënyrë mafioze, në Athinë.

Ai është qëlluar me breshëri plumbash nga dy persona, teksa ai ndodhej në makinën e tij.Image result for Vasilis StefanakosSipas dëshmitarëve okularë, autorë të vrasjes janë dy persona që u shfaqen në një motoçikletë të bardhë, iu afruan makinës së 57-vjeçarit dhe hapën zjarr.

Duket se lëvizja e gabuar e viktimës, për të dalë nga makina e blinduar, ka qenë fatale.Stefanakos, i cilësuar si një nga krerët e mafies greke, kishte dalë nga burgu para disa kohësh, duke përfituar nga dispozitat favorizuese të një ligji që u miratua kohët e fundit.

Stafanakos njihet veç të tjerash edhe për lidhjet e tij me të burgosurin e famshëm shqiptar Alket Rizai.

Ai ishte dënuar edhe si porositësi i një vrasjeje që kishte kryer Rizai, ndërsa ishte akuzuar edhe për tentativën për arratisjen me helikopter të Alket Rizait dhe të shumëkërkuarit Vasilis Palokostas. /k.k/noa.al/