Transmetuar më 17-01-2018, 17:50

Raportimi për një tentaativë vjedhjeje të një kazinoje në Vlorë, rezultoi se nuk ishte i vërtetë.

Policia e qytetit bregdetar sqaron se ka qenë një telefonatë që lajmëroi për këtë episod, por më pas u vërtetua që ishte fals.

Sipas personit, që kishte telefonuar në sallën operative të policisë, thuhej që dy person me armë ishin futur në kazino.

“Menjëherë në drejtim të adresës së dhënë kanë shkuar forca të shumta policie, si dhe është tentuar disa herë të kontaktohet me telefonuesin por telefoni rezultoi i fikur.

Telefonta ishte e rreme pasi nga veprimet hetimore paraprake, ka rezultuar se në kazinonë në fjalë nuk ka ndodhur asnjë grabitje apo tentativë e tillë”, sqaron policia. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd