Transmetuar më 17-01-2018, 16:20

Një person ka ndërruar jetë në spital ku ndodhej i shtruar prej dy ditësh, ku ndodhej nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në reanimacionin e Spitalit të Traumës, ku i vdekur ka mbetur 63 vjeçari GJ.P., banues në Frutikulturë.

Paraprakisht dyshohet se vdekja e të moshuarit të ketë ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

Tashmë trupi i viktimës pritet t’i nënshtrohet aktit mjeko-ligjor, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Materialet lidhur me këtë rast do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd