Transmetuar më 17-01-2018, 14:32

Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht, duk u varur pranë banesës së tij. Ngjarja e rëndë është shënuar në Peshkopi, gjatë ditës së martë.

Policia është njoftuar nga familjarët se kanë gjetur pa shenja jete 47-vjeçarin Arben B., banues në Peshkopi.

Viktima dyshohet se ështëvetëvarurme litar në ahurin e bagëtive, pranë banesës së tij

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko-ligjor dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.

Eksperti mjeko-ligjor gjatë këqyrjes së trupit të  viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune apo dëmtim tjetër.

Noa.al mëson se viktima ishte i pamartuar dhe jetonte vetëm me të motrën e tij dhe ka qenë pikërisht ajo që e ka gjetur të pajetë.

Gruaja ka vënë kujën kur është përballur me skenën e kobshme, duke bërë që të mbërrijnë fqinjët, të cilët kanë lajmëruar policinë.

Sakaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të  kësaj ngjarje. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd