


Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Sarandës të dyshuar për vjedhjen e një banese.
Të arrestuarit janë Armir Çarçani, 22 vjeç dhe Llambro Prifti, 20 vjeç, banues në Sarandë.
Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës në lagjen “Nr.4”, kanë vjedhur banesën e shtetasit N.Sh., ku kanë marrë dy televizor plazma.
Policia ka ushtruar kontroll në mjetin tip “Volkswagen”, të Armir Çarçanit, ku kanë gjetur një pistoletë sportive manovre, një thikë, shkopa gome etj., sende të cilat dyshohen se autorët i kanë përdorur për vjedhje të ndryshme që mund të kenë kryer.
Aktualisht vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që këta shtetas dyshohen të kenë kryer.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës për ndjekje të mëtejshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





