Transmetuar më 17-01-2018, 10:23

Një person kapet duke lëvizur me makinë, me dy mina me sahat me vete. Zbulimi u bë në orët e vona të mbrëmjes së të martës nga ana e policisë së Vlorës, e cila kurorëzoi operacionin e koduar “Packages”.

Roberto Hodaj, 26 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua nga policia në kushtet e flagrancës.

Prangosja e tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin tip “Benz ML”, që përdorej prej tij i janë gjetur dy mina me sahat.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga policia 7 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy minat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular.

Nga ana e policisë së Vlorës dhe Prokurorisë vijon hetimi për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për të zbuluar ngjarje të mundshme ku Hodaj mund të jetë përfshirë. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd