
Një person i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës për vjedhje me dhunë, i cili qarkullonte me pasaportë shqiptare të falsifikuar, u arrestua nga policia në aeroportin e Rinasit.
I arrestuari është Astrit Th., 31 vjeç, lindur dhe banues në Gjakovë.
I riu ishte kthyer në kategorinë deportiv nga autoritetet policore zviceriane me motivin se kishte kaluar afatin e qëndrimit.
31-vjeçari dispononte si dokument identifikimi një pasaportë biometrike shqiptare në emër të një shtetasi tjetër nga Shqipëria por me fotografinë e tij, pasaportë që e kishte bërë në Shqipëri në vitin 2011, kundrejt shumës prej 2000 euro.
Gjatë procedurave të intervistimit pasditen e djeshme nuk rezultoi bindës në lidhje me gjeneralitetet e pasaportës dhe pas verifikimeve të hollësishme rezultoi se i riu ishte nga Kosova dhe jo nga Shqipëria.
Pas verifikimit të gjeneraliteteve të sakta, rezultoi se person i shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi Gjykata e Gjakovës e kishte dënuar në mungesë me 4 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.
Nga ana e policisë shqiptare u procedua për veprën penale “Falsifikim i i vulave, stampave dhe i formularëve”.
I arrestuari Astrit Th., u transferua në pikën kufitare të Morinës tek autoritetet e Kosovës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





