Transmetuar më 17-01-2018, 07:41

Zbulohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur një javë më parë, ku një djalë 22 vjeç në fshatin Babunjë të Divjakës, qëlloi me armë zjarri drejt një vajze 14-vjeçare me të cilën ishte dashuruar, por që e kishte kushërirë të dytë.  

Ndërsa Gjykata e Lushnjes vendosi pak ditë më parë që ta lërë në arrest me burg, Bajram Krasniqi ka befasuar me dëshminë duke shprehur pendesë.

Ai ka thënë në sallën e gjyqit se, “Nuk e dija që ne ishim kushërinj, ndaj e kam ngacmuar. Nuk kisha dijeni për lidhje gjaku.

I riu prej kohësh ngacmonte dhe komunikonte me 14-vjeçaren, por prindërit e vajzës duke rënë në gjurmët e lidhjes mes tyre, vendosën që ta fejonin me dikë tjetër të miturën.

Duke ,os pranuar dot humbjen e dashurisë ai nisi përndjekjen ndaj së miturës të cilës i thoshte se ishte vetëm e tij dhe nuk kishte për ty fejuar me dikë tjetër.

Ndërsa 14-vjeçarja i ka thënë “Jam e fejuar tani, mos mu afro”, Krasniqi ka mundur të sigurojë një armë zjarri automatik pa leje, duke shtënë ndaj saj.

Më konkretisht mesditën e 10 janarit ai priti që vajza të mbaronte shkollën duke qëlluar me automatik ndaj saj, por fatmirësisht pa e prekur nga plumbat.

Krasniqi u largua me shpejtësi pas ngjarjes, për tu arrestuar pak më vonë nga policia nën akuzën e veprës penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë”. /a.y/noa.al

Tentoi të vriste 14-vjeçaren, zbulohen detaje tronditëse nga ngjarja

Prindërit do e fejonin me një tjetër, i riu qëllon me automatik vajzën që donte

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd